top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EMRI I PRINCESHËS SOFIA TË MBRETËRISË SË SUEDISË DEL NË DOSJET E PEDOFILIT TASHMË TË VDEKUR NË BURG XHEFRI EPSTEIN (JEFFREY EPSTEIN) NË KOHËN KUR AJO ISHTE MODELE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read
ree

Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Sipas emaileve të botuara së fundmi, Princesha Sofia e Suedisë, dyshohet se ishte ftuar në ishullin privat, tashmë famëkeq, të z. Xhefri Epstein (Jeffrey Epstein) dhe u takua disa herë me financierin pedofil, i cili, vdiq në burg në vitin 2019.


41-vjeçarja, një ish-modele dhe konkurrente në reality show përpara se të martohej me Princin Karl Filip (Carl Philip) në vitin 2015, u takua me biznesmenin nga Jorku i Ri në vitin 2005 përmes znj. Barbro Ehnbom, një biznesmene suedeze, sipas emaileve të botuara këtë javë nga enti mediatik suedez “Dagens Nyheter”.

Znj. Barbro Ehnbom
Znj. Barbro Ehnbom

Kjo është Sofia, një aktore aspirante që sapo ka mbërritur në Jorkun e Ri. Ajo është vajza për të cilën të tregova para se të largohesha dhe të cilën mendova se mund të të pëlqente ta takoje”, thuhet se i shkroi znj. Ehnbom z. Epsteinit para takimit të tyre.


Ndoshta mund t'ju vizitojmë para se të shkoni me pushime”, shtoi ajo në email, i cili, përfshinte një foto të modeles së atëhershme, e cila në atë kohë quhej Sofia Balthazar-Winslow.


Jam në Karaibe. Do të dëshironit të vinit për disa ditë? Do t'ju dërgoj një kartolinë”, u përgjigj z. Epstein, duke e ftuar princeshën tani në ishullin e mbushur me tmerre.


Sipas familjes mbretërore suedeze, 41-vjeçarja e refuzoi ftesën, por u takua me z. Epstein disa herë pas mesazheve fillestare.


Ajo u prezantua me personin në fjalë disa herë rreth vitit 2005”, konfirmoi Gjykata Mbretërore Suedeze të enjten.


Princesha nuk ka pasur kontakt me personin në fjalë për 20 vjet”.


Në një email tjetër, znj. Ehnbom shkruan se z. Epstein ofroi të ndihmonte Sofian dhe një mik tjetër të siguronin një vend në një kurs aktrimi.


Gjykata gjithashtu e trajton këtë aspekt në deklaratën e saj të re ku thotë se:

1- Informacioni se Princesha mori ndihmë nga Epstein në trajnimin si aktore ose në marrjen e një vize amerikane është i pasaktë”.


Megjithatë, Gjykata nuk zbuloi se ku ose pse Sofia u takua me z. Epstein, i cili, u dënua për krime seksuale me fëmijë afërsisht tre vjet pas shkëmbimit të email-eve.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page