top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-PUNONJËSIT E POLICISË SË BURGJEVE BESMIR LIKAJ + ELVIS BAJRAKURTAJ + FATMIR BUSHATI + INDRIT DULI + SENADI BAJRAKURTAJ + FATJON BAJRAKURTI TË PANDEHUR PËR VDEKJEN E TË DËNUARIT EDMOND PIRANIQI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Institucioni i Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Reç, Shkodër, Shqipëri | Prokuroria vendore kreu hetime penale paraprake mbi vdekjen e:

1- Z. Edmond Piraniqi, me moshë 44 vjeç, i dënuar për vjedhje, i cili, u gjet i vdekur (dyshohet i vetëvarur, si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj tij nga punonjësit e Policisë së Burgjeve).


Në lidhje me rastin Prokuroria vendore mori të pandehur gjashtë ish-punonjës të Policisë së Burgjeve, për shkelje penale të parashikuar si:

1- Kryerjes së veprimeve arbitrare”, (e kryer në bashkëpunim).

2- Shkaktim të vetëvrasjes


Viktima u gjet i vdekur më 29.06.2024 (dyshohet i vetëvarur me një çarçaf) në dhomën nr. 17, të godinës nr. 5, në “Veçim”, të burgut në fjalë.


Fillimisht ai u gjet me shenja jete dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, por, nuk mundi të mbijetonte.


Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, ndaj tij u përfshinë në akte dhune 6 punonjës të burgut, konkretisht:

1- Z. Besmir Likaj.

2- Z. Elvis Bajrakurtaj.

3- Z. Fatmir Bushati.

4- Z. Indrit Duli.

5- Z. Senadi Bajrakurtaj.

6- Z. Fatjon Bajrakurti


Ata dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, duke e futur më pas edhe në izolim, ku ai në dëshpërim dyshohet se ndërmori aktin e vetëvrasjes.


Në funksion të kryerjes së hetimeve penale paraprake, u intervistua edhe:

1- Z. Altin Shaba.

Viktima.
Viktima.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page