BURGU I REÇIT: VDIQ EDUARD KOKA | I ARRESTUAR PËR TREGTI ME PAKICË TË HASHASHIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 7, 2024
- 1 min read
Shkodër, Shqipëri | Z. Eduard Koka, me moshë 45 vjeç, i arrestuar në muajin prill të vitit 2024 për tregtim me pakicë të bimëve narkotike (hahash) vdiq në spitalin e Shkodrës.
Eduard Koka ishte vendosur në burgun e Reçit.
Ai ishte arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, në lagjen “Gurra”, të Lezhës pasi gjatë kontrollit fizik i ishin gjetur doza hashashi, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit.
Më tej, në banesën e tij, në të njëjtën lagje, u gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se përdoreshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit