top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-PRESDIDENTI BOLSONARO THIRRI NJË PROTESTË PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË DHE LIRINË NGA QEVERIA E MAJTË E PRESIDENTIT LULA (I SHKOLLUAR NË TIRANË SHKOLLEN E ISH-PPSH-së).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29, 2024
  • 1 min read
ree

Brasilia, Brazil | Ish-presidenti brazilian i krahut të djathtë, Jair Bolsonaro, ka thirrur një demonstratë të re në Shën Pal (Sao Paulo), për pasditen e 7 shtatorit 2024, ditës së pavarësisë së Brazilit.

 

Gjatë ngjarjes që do të mbahet në Bulevardin Palist (Paulista Avenue) - nën drejtimin e pastorit ungjillor Silas Malafaia - do të kërkohet shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Aleksandre (Alexandre) de Moraes, dhe amnisti për pjesëmarrësit në sulmet në Brasilia, në muajin janar të vitit 2023.

 

Ish-presidenti Bolsonaro, në një video, e përshkroi marshimin si një demonstrim të madh në mbrojtje të demokracisë dhe lirisë, duke u kërkuar mbështetësve të tij që të mos marrin pjesë në ngjarjet e 7 shtatorit 2024 të promovuara nga qeveria e majtë e presidentit Lula.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page