top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-KRYEMINISTRI PAKISTANEZ U ARRRESTUA SËRISH | RREZIKON DËNIM ME VDEKJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 24, 2023
  • 2 min read

Islamabad, Pakistan | Kryeministri i rrëzuar i Pakistanit, Imran Khan, u padit nga një gjykatë pakistaneze të hënën, për akuzat e zbulimit të sekreteve zyrtare.


Nëse shpallet fajtor, ai, së bashku me nënkryetarin e partisë së Pakistanit Tehreek-e-Insaf (PTI), Shah Mahmood Qureshi, mund të përballen me dënimin me vdekje.


Z. Khan dhe z. Kureshi (Qureshi) akuzohen për zbulimin e sekreteve zyrtare pas shkarkimit të z. Khan si Kryeministër në vitin 2022.


Në një tubim në kundërshtim me këtë, z. Khan pohoi në një fjalim se një letër që posedonte tregonte se largimi i tij ishte orkestruar nga SHBA.


Që nga arrestimi i tyre për këto krime të supozuara, z. Khan dhe z. Kureshi (Qureshi) kanë qenë nën hetim për “përdorim të informacionit sekret zyrtar dhe mbajtje të paligjshme të një telegrami të fshehtë me qëllim keqdashës”.


PTI, partia politike e z. Khan, dënoi akuzat përmes mediave sociale, duke deklaruar se “Imran Khan dhe Shah Mahmood Qureshi po viktimizohen për mbrojtjen e sovranitetit, dhe të demokracisë së Pakistanit.


PTI postoi më tej një deklaratë nga z. Khan, i cili, aktualisht po mbahet në burgun Adiyala, ndërsa pret gjykimin.


Sipas PTI-së, kreu i partisë u shpreh : “Çfarë krimi kam bërë? Kishte një komplot kundër meje, qeveria ime u rrëzua! …është një gjykim i paligjshëm.


Që kur u hoq nga posti i kryeministrit në vitin 2022, z. Khan është përballur me një sërë betejash ligjore.


Së fundmi, në fillim të muajit gusht, ai u shpall fajtor për deklarime të rreme, për pasuritë e tij, në Komisionin Zgjedhor të Pakistanit, dhe u dënua me tre vjet burgim, dhe me 100000 PKR gjobë.


Megjithatë, ky dënim u pezullua nga Gjykata e Lartë e Islamabadit, në fund të muajit gushtit. Menjëherë pas kësaj, z. Khan u arrestua përsëri në lidhje me akuzat për zbulimin e sekreteve zyrtare.


Z. Khan dhe z. Kureshi (Qureshi) tani presin gjyqin e tyre, i cili, do të fillojë të premten, në burgun ku po mbahet z. Khan.


Të dy ata i mohojnë të gjitha akuzat penale ndaj tyre. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page