ISH-DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË RSH-së GLEDIS NANO FITOI GJYQIN ME QEVERINË SHQIPTARE E CILA E SHKARKOI NGA DETYRA | TANI QEVERIA DUHET T’I PAGUAJË 100 MIJË € DËMSHPËRBLIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 20, 2025
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, fitoi gjyqin me qeverinë shqiptare, e cila, e shkarkoi nga detyra.
Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.
Vendimi u muar nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët:
1- Ardian Dvorani.
2- Gentian Hamiti.
3- Sokol Ibi.
Ata hodhën poshtë kërkesën ankimore Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, me anë të së cilës, kishin kërkuar anulimin e vendimit të shkallës së parë.
Në bazë të këtij vendimi gjyqësor të formës së prerë qeveria shqiptare detyrohet t’i paguajë ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos një dëmshpërblim financiar prej 60 pagash mujore, që përkon me afatin pesëvjeçar të mandatit të tij të ndërprerë, në vlerën totale prej rreth 100 mijë eurosh.
Z. Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen.
Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte mosrealizimi i objektivave.
Vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë më 26 qershor 2025.
Pritet që qeveria shqiptare të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments