top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-ANALIST I AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA) ASIF UILLIAM (WILLIAM) RAHMAN U DËNUA ME TRE VJET BURG PËR RRJEDHJEN E MATERIALEVE SEKRETE TË MBROJTJES AMERIKANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 13, 2025
  • 2 min read

Virxhinia, Amerikë | Z. Asif Uilliam (William) Rahman, me moshë 34 vjeç, u punësua në vitin 2016 si analist i CIA-s.


Ai u dënua dje me 37 muaj burg për mbledhjen dhe ndarjen e paligjshme të informacionit tepër sekret në lidhje me mbrojtjen kombëtare të ShBA-ës me persona të paautorizuar, i cili, u botua në platformat e mediave sociale virtuale në tetor të vitit të kaluar.


Sipas dokumenteve të gjykatës, z. Asif Uilliam (William) Rahman kishte një autorizim sigurie që lejon qasje në informacione të klasifikuara dhe të ndjeshme deri në arrestimin e tij.


Për muaj të tërë, i pandehuri tradhtoi qytetarët e Shteteve të Bashkuara duke ndarë disa nga sekretet më të mbrojtura brenda vendit tonë”, tha në një deklaratë z. Xhon (John) Eisenberg, ndihmës prokuror i përgjithshëm për sigurinë kombëtare.


Sipas Departamentit të Drejtësisë, tetorin e kaluar, 34-vjeçari banor i Virxhinias, shtypi dy dokumente tepër sekrete që përmbanin informacione të klasifikuara në lidhje me një aleat të ShBA-ës jashtë vendit dhe veprime që vendi po planifikonte kundër një kundërshtari të huaj.


Ai i hoqi dokumentet, i fotografoi dhe ua dërgoi individëve që nuk ishin të autorizuar t'i merrnin ato.


Materialet u shfaqën të nesërmen në platforma të shumta të mediave sociale.


Ai vazhdoi të kishte akses në informacione të klasifikuara gjatë muajit pasardhës, të cilat, më pas ua kaloi individëve të shumtë.


Rahman u padit nga një juri e madhe në nëntor 2024 dhe u arrestua nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) disa ditë më vonë.


Ai u deklarua fajtor.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page