top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ERFAN SOLTANI (IRANIANI QË U BË SIMBOL I PROTESTAVE) U VRA BARBARISHT NË PARABURGIM NGA XHELATËT E REGJIMIT ISLAMIK TË AJATOLLAHËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 18
  • 1 min read

Jeruzalem, Izarel | Sipas disa burimeve të raportuara nga llogaria Iks (X) në persisht e Ministrisë së Jashtme izraelite, Erfan Soltani, i riu iranian që u bë simbol i protestave në Iran, u vra brutalisht ndërsa ishte në paraburgim nga Republika Islamike.


I arrestuar gjatë një demonstrate me akuzat për propagandë kundër sistemit islamik dhe veprim kundër sigurisë kombëtare, ai u dërgua në burg në Karaj, jashtë Teheranit.


Gjyqësori iranian e kishte mohuar dënimin me vdekje në një deklaratë të raportuar nga televizioni shtetëror.


Por që nga mbrëmja e djeshme, në mediat sociale virtuale është përhapur lajmi se z. Soltani është vrarë.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Llogaria Iks (X) në gjuhën persi e Ministrisë së Jashtme izraelite ka fshirë një postim të botuar sot që përsëriste raportet se z. Erfan Soltani, një i ri që është bërë simbol i protestave në Iran, është vrarë brutalisht ndërsa ishte në paraburgim nga Republika Islamike.


Ky version u mohua më vonë nga OJQ-ja Hengaw dhe nga një grua që pretendonte të ishte e afërme e z. Soltani jashtë vendit.


Sipas këtyre burimeve, familjes së djalit iu dha një vizitë e shkurtër sot dhe u konfirmua se ai është gjallë dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page