top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRANI FURNIZOI HUTHITË ME RAKETA BALISTIKE GHADR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 30, 2024
  • 1 min read

Updated: May 31, 2024

Londër, Britani e Madhe | Irani ka dorëzuar raketa balistike Ghadr grupit pro-iranian Huthi të Jemenit.

 

Këtë e ka bërë të ditur sot agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (Pasdaran).

 

Raketat janë të afta të vënë interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj kryesor në rajon, regjimit sionist (Izraelit), përpara sfidave serioze”, tha agjencia e lajmeve “Tasnim”.

 

Në të kaluarën, Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur armatosjen e Huthive.

 

Që nga mesi i muajit nëntor, Huthitë kanë kryer një sërë operacionesh ushtarake kundër anijeve tregtare dhe ushtarake që kalojnë tranzit në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, të cilat, ata thonë se janë të drejtuara ose të lidhura në një farë mënyre me Izraelin.

 

Huthitë i nisën këto operacione në solidaritet me popullin e Gazës dhe kanë deklaruar vazhdimisht se sulmet nuk do të përfundojnë derisa shteti hebre të pushojë operacionet ushtarake kundër Rripit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page