IRAN | MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: KURRË NUK DO T'I PËRULEMI ARMIKUT; NEGOCIATA NUK DO TË THOTË DORËZIM; SYNOJMË TË MBROJMË ME FORCË INTERESAT KOMBËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Irani nuk do t'i përulet kurrë armikut”.
Kështu tha Presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian, duke theksuar se nëse flasim për fillimin e bisedimeve, kjo nuk do të thotë se po dorëzohemi ose po tërhiqemi, por përkundrazi se synojmë të realizojmë të drejtat e Iranit dhe të mbrojmë me forcë interesat e tij kombëtare.
Sipas agjencisë së lajmeve “Irna”, presidenti i bëri thirrje popullit të bashkohet përballë situatës dhe vështirësive aktuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments