IRAN | UDHËHEQËSI I RI SUPREM MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI ËSHTË NË PRAG TË VDEKJES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 14 hours ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei nuk është takuar me asnjë anëtar të qeverisë që nga sulmi i ShBA-ës në kompleksin e udhëheqësit suprem ku ndodhi vrasja e babait të tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes më 28 shkurt”.
Kështu thanë dy burime pranë administratës së presidentit iranian Masud (Masoud) Pezeshkian për entin mediatik me seli në Londër “IranWire”.
Sipas burimeve, në nivelet më të larta të regjimit qarkullojnë thashetheme se ai është në gjendje jashtëzakonisht kritike dhe mund të vdesë në çdo moment.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


