top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REGJISORI IRANIAN FITUES I PALMËS SË ARTË NË FESTIVALIN E FILMIT NË KANË XHAFAR (JAFAR) PANAHI: PROTESTAT KUNDËR REGJIMIT DO TË BËJNË HISTORI; DHIMBJA E PËRBASHKËT ËSHTË SHNDËRRUAR NË BRITMË RRUGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 31, 2025
  • 1 min read

Paris, Francë | Protestat që kanë tronditur Iranin ditët e fundit janë një kryengritje për të çuar përpara historinë”.


Kështu tha regjisori iranian Xhafar (Jafar) Panahi.


Artisti njihet ndërkombëtarisht për kontributin e tij në kinemanë iraniane pas vitit 1979 dhe aktualisht është në kinema me filmin “Një aksident i thjeshtë”, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e fundit të Filmit në Kanë.


Dhimbja e përbashkët është shndërruar në një britmë në rrugë. Për katër ditë, njerëzit u ngritën, jo për t'u ankuar, por për të kërkuar ndryshim”, shkroi ai në Instagram, pas tre ditësh protestash kundër kostos së lartë të jetesës, të iniciuara nga dyqanxhinjtë në kryeqytetin Teheran, të cilave, iu bashkuan dje studentët.


Kjo kryengritje është një vullnet që ka vendosur të vazhdojë, të ecë përpara dhe të çojë përpara historinë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page