SHËRBIMI I INTELIGJENCËS IZRAELITE (MOSSAD) U BËRI THIRRJE QYTETARËVE IRANIANË TË DALIN NË RRUGË PËR TË PËRMBYSUR REGJIMIN ISLAMIK TË AJATOLLAHËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 31, 2025
- 1 min read

Jeruzalem, Izarel | Mossadi izraelit u ka bërë thirrje protestuesve iranianë që të intensifikojnë protestat e tyre, duke thënë se është i pranishëm me ta në terren, ku demonstratat kanë prekur të paktën dhjetë universitete dje.
“Dilni në rrugë së bashku. Koha ka ardhur. Ne jemi me ju”, deklaroi shërbimi i inteligjencës izraelite në llogarinë e tij në rrjetin social virtual Iks (X), duke iu drejtuar protestuesve iranianë në persisht.
“Jo vetëm nga larg apo me fjalë. Ne jemi me ju edhe në terren”, shtoi mesazhi, i transmetuar në hebraisht nga radioja ushtarake.
Lëvizja protestuese kundër kostos së lartë të jetesës dhe përkeqësimit të situatës ekonomike u përhap në të gjithë Iranin dje, me Presidentin Masud (Massoud) Pezeshkian që deklaroi se i dëgjoi kërkesat legjitime të protestuesve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments