top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | TË PAKTËN 10 TË VDEKUR NË PROTESTAT KUNDËR REGJIMIT ISLAMIK TË AJATOLLAHËVE TË MBAJTURA BRENDA 3 DITËSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read
ree

Teheran, Iran | Në Iran, mediat e lidhura me shtetin dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar të paktën 10 vdekje që nga e mërkura në përleshjet rreth protestave në të gjithë vendin, përfshirë një burrë që autoritetet thonë se është anëtar i forcës paraushtarake Basij”.


Kështu raporton agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) në faqen e saj të internetit.


Ndërkohë, më herët sot, një zëdhënës i policisë iraniane u tha protestuesve, të cilët, kanë protestuar kundër kostove të larta të jetesës për ditë të tëra, se autoritetet i kuptojnë kërkesat e tyre për përmirësim ekonomik, por, paralajmëroi se shërbimet e sigurisë nuk do të tolerojnë kaosin.


Këto protesta, të cilat, janë thjesht ekonomike dhe qytetare në natyrë, shprehin vullnetin e popullit për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës”, tha zëdhënësi Said Montazeralmahdi në një deklaratë të transmetuar nga agjencia iraniane e lajmeve “Isna”.


Policia bën qartë dallimin midis kërkesave legjitime të popullit dhe veprimeve shkatërruese … dhe nuk do të lejojë asnjë armik ta shndërrojë trazirat në kaos”, shtoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page