IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): MBI 70 VENDE U PËRFAQËSUAN NË FUNERALIN E UDHËHEQËSIT TONË SUPREM.

Teheran, Iran | “Irani është i kënaqur që ka pritur përfaqësues nga mbi 70 vende që zgjodhën të marrin pjesë në homazhet për Udhëheqësin tonë Suprem”.
Kështu shkroi ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi), në një postim të shkruar në arabisht në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke përfshirë ata që ai i quajti vëllezërit besnikë arabë të Iranit, duke theksuar se përkujtimi do të mbetet një kujtim i pashlyeshëm në marrëdhëniet e përbashkëta midis Iranit dhe këtyre vendeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments