IRAK | MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): ÇDO NDËRHYRJE NË NGUSHTICËN E HORMUZIT DO TA PËRKEQËSOJË SITUATËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Bagdad, Irak | “Çdo ndërhyrje në procesin e finalizimit të një marrëveshjeje të re në Ngushticën e Hormuzit do të përkeqësojë tensionet dhe do ta ndërlikojë situatën, duke shkaktuar vonesë në rihapjen e rrugës ujore”.
Kështu tha Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi) në një konferencë për shtyp në Bagdad, së bashku me homologun e tij Fuad Hussein.
“Sipas Memorandumit të Mirëkuptimit Iran-ShBA, situata në Ngushticën e Hormuzit do të kthehet në gjendjen e saj të para luftës, nën kontrollin e Iranit, dhe asnjë vend tjetër nuk mban përgjegjësi në këtë drejtim. U bëj thirrje të gjitha palëve të mos ndërhyjnë në masat e Iranit për të rihapur rrugën ujore”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments