IRAK | MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): DO TË MBAJMË KONTROLLIN EKSKLUZIV MBI NGUSHTICËN E HORMUZIT PËR 30 DITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 minutes ago
- 1 min read
Bagdad, Irak | “Irani do të mbajë kontrollin ekskluziv të Ngushticës së Hormuzit për 30 ditët e ardhshme”.
Kështu tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi) gjatë një vizite në Bagdad, i cituar nga enti mediatik katarez “Al Jazeera”.
“Ngushtica do të mbetet nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin e plotë të Iranit derisa të hiqen të gjitha pengesat, kur të rivendoset funksionimi i plotë i rrugës strategjike detare.
Menaxhimi i ngushticës është përgjegjësi e vetme e Republikës Islamike dhe se çdo ndërhyrje e njëanshme nga vendet e tjera do ta përkeqësonte situatën dhe do ta vononte rihapjen e saj”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments