IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NUK KA TË DREJTË TË NA MOHOJË PËRFITIMET E ENERGJISË BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Presidenti amerikan thotë se Irani nuk duhet ta përdorë fuqinë e tij bërthamore, por nuk shpjegon se çfarë krimi është ky.
Cili është pozicioni juaj në botë që mund ta privoni një komb nga të drejtat e tij ligjore”?
Kështu tha Presidenti iranian Masud (Masoud) Pezeshkian.
“Sipas parimeve humanitare, të gjithë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre legjitime dhe ne kërkojmë që Irani të trajtohet në mënyrë të drejtë brenda sistemit ndërkombëtar.
Trampi (Trump) nuk ka të drejtë të mohojë të drejtat e një populli dhe të pretendojë se Irani nuk mund të përfitojë nga të drejtat e tij bërthamore”, tha ai, i cituar nga enti mediatik “Al-Jazeera”.
“Pozicioni ynë themelor bazohet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Ne nuk kërkojmë të zgjerojmë rrethin e luftës; ne nuk kemi filluar luftëra ose konflikte dhe nuk kemi sulmuar asnjë vend.
Ne nuk kemi ndërmend të sulmojmë asnjë vend dhe po ushtrojmë të drejtën tonë ligjore dhe legjitime për vetëmbrojtje”, tha Masud (Masoud) Pezeshkian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments