IRAN | KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF: NËSE KUSHTET TONA NUK PËRMBUSHEN NGUSHTICA E HORMUZIT DO TË MBETET E MBYLLUR.

Teheran, Iran | “Dikotomia midis luftës dhe negociatave nuk është reale.
Ne duhet të luftojmë dhe të negociojmë; të luftojmë me mençuri dhe autoritet, dhe të negociojmë me autoritet dhe racionalitet në kohën e duhur”.
Kështu tha kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, në fjalimin e tij hapës në prag të të ashtuquajturës “Java e Mbrojtjes së Shenjtë”.
“Kur është e nevojshme, me gjithë fuqinë ushtarake në dispozicionin tonë, ne e shtyjmë armikun prapa dhe i shkaktojmë goditje fatale.
Por kur kemi arritur një fitore të rëndësishme në terren, ne i konsolidojmë këto avantazhe me mjete diplomatike derisa të arrijmë fazën e parandalimit, duke i imponuar një disfatë armikut dhe njëkohësisht duke forcuar komponentët e fuqisë sonë.
Sot, pozicionet tona diplomatike janë absolutisht të qarta, racionale dhe të panegociueshme.
Tejçimi (transmetimi) i mesazheve dhe shpjegimi i kushteve tona përmes ndërmjetësve i janë bërë qartë palës tjetër, dhe armiku e di shumë mirë se rruga e mashtrimit dhe imponimit të njëanshëm është e mbyllur.
Derisa të përmbushen këto kushte, të drejtat legjitime të kombit iranian nuk do të njihen dhe angazhimet amerikane nuk do të zbatohen.
Nuk do të ketë vend për t'u rikthyer në kushtet e mëparshme të negociatave dhe për hapjen e Ngushticës së Hormuzit”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments