IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: HESHTJE NË FUSHËN E BETEJËS POR GISHTRINJTË I KEMI NË KËMBËZAT E ARMËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Garda Revolucionare e Iranit thotë se forcat e armatosura të vendit janë në këmbëz gjatë asaj që ata e quajnë heshtje në fushëbetejë, duke paralajmëruar se janë gati t'i përgjigjen çdo sulmi”.
Kështu raportoi enti mediatik disident iranian me seli në Lonër “Iran International”.
Në një deklaratë të lëshuar në Ditën e Ushtrisë, Garda tha se ushtria dhe Garda janë gati të japin një përgjigje të fortë dhe vendimtare ndaj çdo veprimi armiqësor.
Situatën aktuale e përshkruan si një heshtje në fushëbetejë, por, paralajmëruan se çdo përshkallëzim do të rezultonte në goditje të rënda dhe një disfatë poshtëruese për kundërshtarët e tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments