IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: ARRESTUAM DY SPIUNË TË MOSADIT NË PROVINCËN VERIORE TË SEMNANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Që nga Lufta Dymbëdhjetë Ditore, këta agjentë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm me inteligjencën izraelite, duke dërguar informacione mbi vende strategjike nëpërmjet rrjeteve televizive disidente”.
Kështu u tha në një deklaratë të botuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve “Tasnim”, e cila, njoftoi se Garda Revolucionare kishte arrestuar dy spiunë të Mosad-it në provincën veriore të Semnanit.
Sipas Prokurorit të Khorasanit, Javad Ilali, gjashtë mercenarë të armikut amerikano-izraelit janë arrestuar në provincë, të akuzuar për kontakt me median opozitare, duke u dërguar atyre video dhe imazhe nga postet ushtarake, të cilat më pas u destinuan për shërbimet e inteligjencës së vendeve armiqësore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments