IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: DO T’I FUSIM ARMIQTË NË KURTHIN E VORBULLËS VDEKJEPRURËSE TË NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se forcat iraniane të sigurisë kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit, një qendër kyçe e trafikut detar, duke paralajmëruar se armiqtë do të bllokohen në vorbullën vdekjeprurëse të saj nëse gjykojnë gabim ndonjë gjë.
“I gjithë trafiku … është nën kontrollin e plotë të forcave të armatosura”, tha komanda e Gardës Detare në një postim në gjuhën persiane në rrjetin social virtual Iks (X) - pasi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) urdhëroi një bllokadë detare amerikane të Ngushticës së Hormuzit.
“Armiku do të bllokohet në një vorbull vdekjeprurëse në Ngushticë nëse bën lëvizjen e gabuar”, tha Garda Revolucionare - duke postuar një video që tregon anijet në shënjestër të saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments