top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN: ARRESTOHEN TË DYSHUARIT SI BASHKËPUNËTORË NË SULMIN PRANË VARRIT TË ISH-GJENERALIT SULEJMANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 5, 2024
  • 1 min read

Teheran, Iran | Autoritetet iraniane kanë arrestuar disa persona të dyshuar për lidhje me sulmin që ndodhi të mërkurën, më 3 janar 2024, në Kerman, pranë varrit ku është varrosur gjenerali pasdaran, Kasem Sulejmani (Qassem Soeimani), me rastin e katër vjetorit të vdekjes së tij, në Bagdad, në një sulm amerikan.

Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ish-Twitter.

Aparati i inteligjencës ka arritur të gjejë pista të mira, disa nga personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar, informacion për të cilin do të raportohet më vonë nga agjencitë e sigurisë”, ka shkruar ai.

Ai shtoi më tej, se: “Nga gjithsej 88 martirë në incidentin terrorist të Kermanit, 54 janë gra dhe 34 burra, kemi 12 dëshmorë emigrantë afganë, dhe dhjetë janë nën 10 vjeç. Rreth 30 persona janë nën moshën 18 vjeç.” Rreth 24 orë pas sulmit, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin e dyfishtë, të shkaktuar nga dy kamikazë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page