IRAK: REZISTENCA ISLAMIKE KA SHPALLUR XHIHAD PËR TË DËBUAR SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 10, 2024
- 3 min read
Bagdad, Irak | Rezistenca Islamike në Irak, një koalicion i milicive irakiane pro-iraniane, u ka nisur një apel “vëllezërve të xhihadit”, që të “marrin pjesë në mënyrë efektive” në dëbimin e Shteteve të Bashkuara nga territori i Irakut.
Kjo është ajo që lexojmë në një deklaratë për shtyp, të lëshuar nga aleanca e grupeve të armatosura, nën ombrellën e Iranit, në sfondin e sulmit ajror amerikan, që eliminoi dy eksponentët kryesorë të Kataib Hezbollah, një nga milicitë kryesore pro-iraniane, në Bagdad.
“Ky sulm i fundit tregon se armiku pushtues nuk kupton asgjë tjetër përveç gjuhës së armëve”, thuhet në tekst, ku kërcënohet me “goditje të dhimbshme dhe sulme me rreze të gjerë” kundër objektivave perëndimore.
“Ne ftojmë vëllezërit tanë në xhihad, që të bashkohen me radhët e rezistencës, dhe të vendosin të marrin pjesë në mënyrë efektive në dëbimin e okupimit në këtë fazë në Irak dhe rajon”, thueht në përmbajtjen e tekstit.
Termi arab “xhihad” përfshin një gamë të gjerë kuptimesh, duke filluar nga lufta e brendshme shpirtërore për të arritur besimin e plotë (i njohur si xhihadi i lartë), deri te lufta e shenjtë kundër jobesimtarëve (i njohur si xhihadi i ulët), për të nxitur zgjerimin e Islamit, përtej kufijve të botës myslimane.
Në një deklaratë të veçantë të lëshuar mbrëmë, milicitë e Rezistencës Islamike në Irak njoftuan se kishin goditur një “objektiv jetik izraelit” në Detin e Vdekur, në përgjigje të bombardimeve të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) dhe operacioneve tokësore në Rripin e Gazës.
Kjo u mësua nga një deklaratë për shtyp e lëshuar nga Rezistenca Islamike në Irak, ku thuhet se sulmi ndodhi “në mbështetje të popullit të Rripit të Gazës, dhe në përgjigje të masakrave të kryera nga entiteti sionist, kundër civilëve palestinezë, veçanërisht fëmijëve, grave, dhe të moshuarve.”
Një deklaratë pothuajse e njëjtë u lëshua më 3 nëntor 2023, pa pasoja të njohura.
Ndërkohë, sot, komiteti tekniko-bilateral ndërmjet Irakut dhe Shteteve të Bashkuara, do të takohet “për të diskutuar përfundimin e misionit të Koalicionit Ndërkombëtar në Irak kundër Shtetit Islamik”, sipas asaj që deklaroi zëdhënësi i komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut, Jahja Rasull (Yahya Rasool), cituar nga agjencia irakiane e lajmeve “Ina”.
Vlen të kujtojmë se vetë z. Rasul (Rasool) dje kishte thënë se prania e Koalicionit Ndërkombëtar tashmë “është bërë faktor jostabiliteti për vendin.”
Për më tepër, për javë të tëra, debati politik irakian është fokusuar në largimin e mundshëm të forcave të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA, pas bombardimeve ajrore amerikane kundër milicive pro-iraniane përgjegjëse për sulmet ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri.
Vetë kryeministri i Irakut, Mohamed Shiaa al Sudani, ka përsëritur publikisht nevojën për t'i dhënë fund misionit të Koalicionit.
Të mërkurën e kaluar, më 7 shkurt, SHBA-ja goditi një automjet civil me një dron, duke vrarë dy komandantë të milicisë paraushtarake iraniane Kataib Hezbollah, një fraksion i Rezistencës Islamike të Irakut, përgjegjës për sulmet kundër bazave amerikane në Irak dhe Siri.
Në sulmin, e pretenduar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom), z. Abu Baqir al Saadi dhe z. Arkan Al Alaywi vdiqën: i pari ishte përgjegjës për operacionet raketore të Kataib Hazbollahut, dhe sulmet me dron, ndërsa z. Al Alaywi ishte komandanti i inteligjencës dhe informacionit të e njëjta milici shiite, e mbështetur nga Irani.
Javën e kaluar, pas një sulmi të nisur nga Rezistenca Islamike irakiane kundër një baze amerikane në kufirin sirian-jordanez, i cili, kushtoi jetën e tre ushtarëve amerikanë, Uashingtoni goditi mbi 85 objektiva të Pasdaranit iranian, dhe milicive të lidhura me të, në Irak dhe Siri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments