IRAK | NJË KASAP U DËNUA ME 10 VJET BURG; SHITI 75 KG MISH DERRI DUKE GËNJYER KLIENTËT SE ISHTE MISH VIÇI.

Bagdad, Irak | Një kasap u dënua me 10 vjet heqje lirie për shitjen e mishit të derrit te klientët në një nga qytetet më të shenjta të Islamit, duke i mashtruar ata që të besonin se ishte mish viçi.
Këshilli i Lartë Gjyqësor e shpalli kasapin fajtor pas arrestimit të tij në Naxhaf, vendlindja e një prej faltoreve shiite më të nderuara në botë, për posedim të 75 kilogramëve mish derri.
Edhe pse Islami ndalon konsumimin e mishit të derrit, i cili konsiderohet i papastër, ligji irakian nuk e ndalon në mënyrë eksplicite shitjen e tij në një vend me shumicë myslimane që ka edhe një pakicë të krishterë.
Vendimi i gjykatës u bazua në një ligj të vitit 1998 që kriminalizon shitjen e mishit nga qentë, gomarët ose kafshë të tjera … të papërshtatshme për konsum njerëzor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments