IRAK | MBROJTJA AJRORE INTERCEPTOI DY DRONË QË ISHIN NISUR DREJT AMBASADËS SË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Bagdad, Irak | Dy dronë të nisur drejt ambasadës amerikane në , Bagdad, u interceptuan nga mbrojtja ajrore irakiane.
Një zyrtar i lartë i sigurisë njoftoi sulmin.
Ky është sulmi i parë i tillë kundër misionit diplomatik në dhjetë ditë.
Sipas zyrtarit, dronët u rrëzuan jashtë Zonës së Gjelbër, një zonë shumë e fortifikuar dhe e izoluar në Bagdadin qendror ku ndodhen institucione shtetërore dhe misione diplomatike.
Një zyrtar i dytë konfirmoi një sulm të kryer nga një dron i mbushur me eksploziv, i cili u rrëzua.
Sulmi i fundit i tillë ndodhi më 18 mars.
Brigadat e Hezbollahut, një grup i armatosur irakian besnik ndaj Iranit, më pas shpallën një armëpushim të njëanshëm, të cilin, që atëherë e kanë zgjatur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments