IRAK: 12 USHTARË TURQ TË VDEKUR NGA EKSPOZIMI NDAJ GAZIT METAN NË NJË SHPELLË KU KËRKONIN KUFOMËN E NJË USHTARI TË VRARË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 7
- 1 min read

Bagdad, Irak | “Dymbëdhjetë ushtarë turq kanë vdekur pasi u ekspozuan ndaj gazit metan gjatë kërkimit në një shpellë në Irak”, tha Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Të paktën 19 persona u ekspozuan ndaj gazit gjatë operacionit të kërkimit dhe pastrimit të dielën dhe u dërguan menjëherë në spital.
“Deri më sot (07.07.2025), 12 ushtarë kishin vdekur”, tha ministria.
Trupat po kërkonin trupin e një ushtari të vrarë në një të shtënë në maj 2022.
Ministria tha se pavarësisht përpjekjeve, eshtrat nuk janë gjetur ende.
“Ushtarë të tjerë turq, që u ekspozuan gjithashtu ndaj metanit brenda shpellës, po trajtohen me ilaçe”, sipas agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments