SAMITI I NATO-s NË VITIN 2026 DO TË MBAHET NË TURQI | USHTRIA E TURQISË ËSHTË E DYTA MË E MADHJA NË ALEANCË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 25
- 1 min read

Ankara, Turqi | Sipas një deklarate pas samitit të NATO-s në Hagë, të raportuar nga televizioni shtetëror turk “TRT”, është vendosur që samiti i Aleancës Atlantike i planifikuar për vitin 2026 të mbahet në Turqi.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), njoftoi dje qëllimin e tij për të pritur samitin e vitit të ardhshëm, duke nënvizuar kontributin ushtarak të Ankarasë në aleancë, ku ushtria turke është e dyta më e madhe, pas Shteteve të Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments