INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË KA NË VËMENDJE QYTETARIN E ZAKONSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 3, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Në vitin 2023, krahas veprimtarisë së përditshme të inspektimit, verifikimit, hetimit, e procedimit disiplinor, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në ushtrimin e veprimtarisë së saj institucionale, ka patur kontakte me qytetarë që ankohen për shkelje disiplinore të pretenduara të kryera nga gjyqtarë dhe prokurorëve, dhe me qytetarë që informohen përmes aktiviteteve për edukim ligjor, përgjatë gjithë vitit.
Në 12 takime e konferenca, memorandume bashkëpunimi janë përfshirë kategori të ndryshme shoqërore, që nga nxënës, studentë, e deri tek Organizatat e Shoqërisë Civile, të fokusuara tek sistemi i drejtësisë, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Në këtë bilanc fundviti, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjen rastin të falenderojë me mirënjohje të gjithë grupet shoqërore, qytetarët e veçantë, dhe institucionet, që ndërvepruan me ILD-në, përgjatë vitit 2023, për vlerësimet, kritikat por edhe sugjerimet, për të kontribuar në forcimin e institucionit, por edhe të besimit tek sistemi i drejtësisë, përmes kultivimit të së drejtës, si vlerë shoqërore, përmes edukimit ligjor me parimet e shtetit të së drejtës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments