INDI: TË PAKTËN 4 TË VDEKUR DHE DHJETËRA TË ZHDUKUR NGA RRËSHQITJA E DHERAVE NË UTTARAKHAND; NJË MAL U SHEMB; NJË VALË BALTE PËRFSHIU FSHATRAT DHE HOTELET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 6
- 1 min read
Updated: Aug 8

Uttarakhand, Indi | Të paktën katër veta kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, në një rrëshqitje balte që goditi zonën turistike të Dharali-t, në shtetin himalajan të Uttarakhand-it, duke rrëmbyer një mal të tërë, duke përmbytur disa grupe shtëpish dhe hotele të shumta.
Qeveria e shtetit ka dërguar ekipe shpëtimi në zonë, të cilat, po luftojnë me baltën.
Sipas deklaratave të bëra për mediat lokale nga banorët e zonës, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi lugina, një destinacion popullor pushimesh për indianët, ishte e populluar shumë nga turistët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments