INDI | ADMINISTRATORI I BURSËS RUSE TË KRIPTOVALUTAVE GARANTEX VDIQ NË MËNYRË MISTERIOZE NË NJË BURG INDIAN; SHBA-ës OFRONIN 6 MILIONË $ PËR KAPJEN E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | Administratori i bursës ruse të kriptovalutave vdiq në mënyrë misterioze në burgun indian.
Z. Aleksi Beshçiokov (Alexey Beshchyokov), një administrator i bursës së kriptovalutave Garantex, ka vdekur në një burg indian, ku priste ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.
Shtetasi 46-vjeçar lituanez u ndalua më 12 mars ndërsa po kalonte pushimet me familjen e tij në Indi me kërkesë të autoriteteve amerikane.
Sipas Departamentit të Drejtësisë të ShBA-ës, Beshçiokov (Beshchyokov) ishte administratori kryesor teknik i Garantex, përgjegjës për shqyrtimin dhe miratimin e transaksioneve.
Bursa u sanksionua nga Thesari i ShBA-ës në vitin 2022 për pastrimin e miliona dollarëve në të ardhura të paligjshme - nga sulmet kibernetike te trafikimi i drogës dhe financimi i terrorizmit.
BE-ja më vonë iu bashkua sanksioneve, pas të cilave Garantex ngriu operacionet dhe bllokoi tërheqjet e klientëve.
ShBA-ës kanë ofruar gjithashtu një shpërblim prej 6 milionë dollarësh për informacion që çon në kapjen e udhëheqjes së Garantex.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments