top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARABIA SAUDITE | 46 PELEGRINË INDIANË MYSLIMANË MBETËN TË VDEKUR SI PASOJË E NJË AKSIDENTI AUTOMOBILISTIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 17
  • 2 min read
ree

Medinë, Arabia Saudite | Policia indiane ka raportuar se një aksident me autobus gjatë natës në Arabinë Saudite shkaktoi vdekjen e 45 pelegrinëve myslimanë.


Aksidenti tragjik me autobus që përfshiu pelegrinët indianë në Arabinë Saudite është thellësisht shqetësues”, u tha gazetarëve.


Komisioneri i policisë së qytetit të Hiderabadit, nga ku besohet se kanë ardhur shumë nga shtetasit indianë të përfshirë, tha se:

1- Sipas informacionit fillestar, 46 persona udhëtonin në autobus në kohën e aksidentit dhe, për fat të keq, vetëm një mbijetoi”.


Aksidenti ndodhi pranë qytetit të shenjtë të Medinës dhe ishte një nga aksidentet më vdekjeprurëse në mbretërinë e Gjirit në vitet e fundit.


Zyrtarët sauditë nuk kanë dhënë një numër të viktimave nga aksidenti.


Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij në një postim në mediat sociale virtuale këtë mëngjes, duke thënë se ambasada indiane po punonte me zyrtarët sauditë në terren.


Jam thellësisht i trishtuar nga aksidenti në Medinë që përfshinte shtetas indianë. Mendimet e mia janë me familjet që humbën të dashurit e tyre.


Lutem për shërimin e shpejtë të të gjithë të plagosurve. Ambasada jonë në Riad dhe konsullata në Xheda po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme”, shkroi kryeministri Modi në rrjetin social virtual Iks (X).


Aksidentet rrugore kanë qenë një shkak kryesor i lëndimeve dhe vdekjeve në Arabinë Saudite, sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara të vitit 2023, e cila, gjithashtu deklaroi se mbretëria ka mbajtur një shkallë të lartë të vdekshmërisë në rrugë krahasuar me vendet e tjera me të ardhura të larta.


Transportimi i besimtarëve në vendet e shenjta të Arabisë Saudite shpesh ka rezultuar i rrezikshëm, veçanërisht gjatë haxhit, pelegrinazhit vjetor islamik në Mekë, kur rrugët mund të jenë kaotike, me autobusët që krijojnë bllokime të pafundme trafiku.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page