top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E MAROKUT | MINISTRI I PUNËVE PUBLIKE DHE UJIT NIZAR BARAKA: NUK DO TË HEQIM DORË NGA KEUTA DHE MELILA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Rabat, Mbretëria e Marokut | Maroku refuzon të heqë dorë nga pretendimet e tij territoriale mbi Keutën dhe Melilën, mes tensioneve me Spanjën për shkak të mbërritjes masive të mbi 72 mijë emigrantëve në qytetin autonom iberik në fund të korrikut”.


Kështu tha ministri maroken i Punëve Publike dhe Ujit, Nizar Baraka, sekretar i përgjithshëm i partisë “Istiqlal”, i cituar nga entet mediatike iberike, përfshirë “El Confidencial”.


Gjatë një tubimi partiak përpara zgjedhjeve legjislative të Marokut më 23 shtator, ministri Baraka e quajti Spanjën një partner thelbësor për Rabatin.


Ne nuk do të tërhiqemi asnjë centimetër nga territori ynë kombëtar”, - tha ministri Baraka, duke iu referuar dy enklavave spanjolle në Afrikën e Veriut.


Këto deklarata i bëjnë jehonë atyre të zyrtarëve të tjerë të qeverisë marokene.


Në javët e fundit, ministri i Drejtësisë Abdellatif Ouahbi pohoi të drejtat historike dhe gjeografike të Marokut ndaj Keutës dhe Melilës, ndërsa ministri i Çështjeve Fetare, Ahmed Tufik (Tufiq), foli për luftën e shenjtë për çlirimin e qyteteve të pushtuara gjatë një eventi ku mori pjesë Mbreti Mohammed VI-të.


Duke folur para kongresit spanjoll, kryeministri Pedro Sançez (Sánchez) mbrojti nevojën për një politikë të fqinjësisë së mirë me Marokun, duke specifikuar se sovraniteti spanjoll mbi Keutën dhe Melillën është i padiskutueshëm dhe gjithmonë do të mbrohet nga qeveria.


Kryeministri Sançez (Sanchez) gjithashtu kërkoi kujdes në marrëdhëniet me Rabatin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përfshirjen e mundshme të Marokut në sulmin ndaj Keutës (Ceuta) në fund të muajit korrik.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page