top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HUNGARI | KRYEMINISTRI VIKTOR ORBAN I SHKROI LETËR PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI KU I KËRKOI TË RIHAPË MENJËHERË TUBACIONIN E GAZSJELLËSIT “MIQËSIA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 26
  • 1 min read

Budapest, Hungari | Në një letër të hapur drejtuar Presidentit Volodimir Zelenski të botuar në rrjetin social virtual Iks (X), kryeministri hungarez Viktor Orban bën thirrje për rihapjen e menjëhershme të Gazsjellësit të Miqësisë dhe përmbajtje nga sulmet e mëtejshme ndaj sigurisë energjetike të Hungarisë.


Për katër vjet, ai nuk ka qenë në gjendje të pranojë qëndrimin e qeverisë sovrane hungareze dhe të popullit hungarez në lidhje me luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.


Për katër vjet ai punoi për ta detyruar Hungarinë të hynte në luftën midis vendit të tij dhe Rusisë.


Gjatë kësaj periudhe, ai ka marrë mbështetje nga Brukseli dhe ka siguruar mbështetjen e opozitës hungareze.


Ne gjithashtu shohim se ju, Brukseli dhe opozita hungareze po koordinoni përpjekjet për të sjellë në pushtet një qeveri pro-ukrainase në Hungari.


Ditët e fundit, ju keni bllokuar tubacionin e naftës ‘Miqësia’, i cili, është thelbësor për furnizimin me energji të Hungarisë”, tha Kryeministri Orban - duke i cilësuar veprimet e Presidentit Zelenski si në kundërshtim me interesat kombëtare sepse ato rrezikojnë sigurinë dhe përballueshmërinë e furnizimeve me energji për familjet hungareze.


Ju bëj thirrje, të ndryshoni politikën tuaj anti-hungareze!


Ne, populli hungarez, nuk jemi përgjegjës për situatën në Ukrainë.


Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin ukrainas, por nuk duam të marrim pjesë në luftë.


Ne nuk duam të financojmë përpjekjet e luftës dhe nuk duam të paguajmë më shumë për energjinë”, tha Kryeministri Orban.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page