MINISTRI HUNGAREZ I ÇËSHTJEVE EVROPIANE JANOS BOKA: KIEVI NXIT KAOS PËR TË RRËZUAR QEVERINË E KRYEMINISTRIT VIKTOR ORBAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 24
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Që kur u mor vendimi për kredinë për Kievin, Ukraina ka përdorur energjinë si armë politike, duke ndërhyrë në fushatën zgjedhore hungareze për të nxitur pasiguri dhe kaos dhe kështu për të favorizuar ngritjen në pushtet të partisë Tisza, në kurriz të kryeministrit Viktor Orban”.
Kështu tha Ministri hungarez i Çështjeve Evropiane, Janos Boka, në Bruksel, duke hedhur poshtë akuzat se Budapesti po kundërshton dritën jeshile për kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.
“Qëndrimi i Hungarisë mbetet i pandryshuar. Ne nuk do t'i nënshtrohemi presionit, as nga Ukraina dhe as nga institucionet e Bashkimit Evropian, dhe, derisa të nisë transporti nëpërmjet tubacionit Druzhba, nuk mund të flasim për kontribut në vendime të favorshme për Ukrainën”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments