top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HRW DENONCOI MARRËVESHJEN RAMA & MELONI + VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 1, 2024
  • 2 min read
ree

Jorku i Ri, Amerikë | Organizata jo-qeveritare Hjum Raits Uoç (Human Rights Watch), me seli në Nju Jork, ka shprejur kritika për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendim me anë të të cilit u konfirmua ligjshmëria e marrëveshjes së lidhur midis kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe asaj italiane, Xhorxha Meloni.

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë shkel ligjin ndërkombëtar, dhe është abuzive në shumë aspekte, përfshirë potencialin për të krijuar situatë ligjore të ngrirë për njerëz në nevojë”, shkruhet në deklarimin e HRW.

Megjithatë, plani për të ndaluar në Shqipëri njerëz të shpëtuar në ujërat e Italisë në Detin Mesdhe duket se po ecën përpara. Plani ngre shumë pyetje. Si do t’ia bëjnë anijet italiane të shpëtimit për të zbarkuar në Shqipëri në vend që të zbarkojnë në portin më të afërt në Itali dhe si do të ndikojë kjo në operacionet e kërkim-shpëtimit në Mesdhe? A mos do të ndahen familjet? Ku dhe si dhe nga kush do të identifikohen burrat 'vulnerabël'? Si do të garantojnë autoritetet italiane procedura të ndershme azili apo rivlerësim gjyqësor të ndalimeve që do të bëhen në Shqipëri?”, thuhet më tej në deklarimin e organizatës në fjalë.

Shqipëria është një vend që ka vuajtur shkeljen e të drejtave të njeriut, duke detyruar shumë të arratisen nga vendi për t’i shpëtuar persekutimit.

Një nga personat që kanë përjetuar një situatë të tillë është edhe kryemnistri aktual, i cili u largua në Francë, pasi u dhunua në Tiranë në vitin 1996.

Organizata HRW denoncoi dhunën fizike të ushtruar ndaj z. Rama në mënyrë të përsëritur në atë kohë.

Sipas ligjit ndërkombëtar, persona të tillë kanë të drejtë të banojnë në një vend tjetër, dhe vendi pritës ka detyrimin të sigurojë mbrojtje dhe mbijetesë për ta.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page