top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HOLANDA NDALOI APLIKACIONIN GROK PËR SHKAK SE ZHVESH LAKURIQ GRATË DHE FËMIJËT; GJER MË TASH KA PRODHUAR 3 MILIONË PAMJE NUDO (MES TYRE 23 MIJË PËR FËMIJË) | GJYKATAT SHQIPTARE FLENË GJUMË!

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Mar 27
2 min read

Amsterdam, Vendet e Ulëta | Një gjykatë në Amsterdam ka ndaluar përdorimin në Holandë të çatboksit (chatbox) të rrjetit social virtual Iks (X), Grok AI, për të zhveshur në mënyrë dixhitale gratë dhe fëmijët pa lejen e tyre, dhe për të përhapur pamjet përmes platformës.


Qendra e ekspertizës për abuzimin online Offlimits ngriti padi kundër rrjetit social virtual Iks (X) dhe Grok-ut muajin e kaluar.


Sipas Qendrës Amerikane për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale, mjeti kishte gjeneruar tre milionë pamje të seksualizuara të njerëzve në 11 ditët e para pas lançimit të tij në fillim të këtij viti, duke përfshirë 23 mijë pamje fëmijësh.


XAI, kompania që qëndron pas Grok-ut dhe në pronësi të miliardierit Illn Mask (Elon Musk), kishte pretenduar më parë se kishte marrë masa për të kontrolluar të ashtuquajturin funksion nudifier, por gjykatësi arriti në përfundimin se ato ishin të pamjaftueshme.


Offlimits-i arriti të bënte një video me njerëz të paraqitur nudo dixhitalisht pak para se të fillonte gjyqi.


Ndalimi holandez mbulon vetëm pamjet e njerëzve që jetojnë në Holandë dhe të cilat janë përhapur atje.


“Grok-u do të duhet të paguajë një gjobë prej 100 mijë € për çdo shkelje, me një limit prej 10 milionë €”, tha gjykata.


Gjykatësi vendosi gjithashtu se për sa kohë që funksioni i zhveshjes mbetet në fuqi, Grok-u nuk mund të jetë më pjesë e rrjetit social virtual Iks (X) - megjithëse është e paqartë se si do të funksionojë kjo në praktikë.


XAI-t i është thënë se tani duhet t’i shpjegojë gjykatës se si planifikon ta zbatojë vendimin.


“Vendimi, është inovator”, tha Drejtori i Offlimits-it, Rabrt Hauving (Robbert Hoving).


“Grok-u nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar nëse një person holandez shfaqet në një foto. Pra, ky ndalim mund të ketë lehtësisht implikime globale”, i tha ai entit mediatik “Rtl”.


Të enjten, Parlamenti Europian ra dakord për masat për të ndaluar të gjitha aplikacionet nudifikuese.


Legjislacioni pritet të hyjë në fuqi në të gjitha shtetet anëtare para verës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page