MBRETËRIA E HOLANDËS DHE KOMPANIA GJERMANE E MBROJTJES RHEINMETALL NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME VLERË 39 MILIONË € PËR FURNIZIM ME GRANATA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 23 hours ago
- 1 min read

Amsterdam, Mbretëria e Holandës | Kompania gjermane e mbrojtjes Rheinmetall ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë holandeze për të furnizuar 15 lloje të ndryshme granatash dore me një vlerë totale prej 39 milionë €.
Llojet e ndryshme të granatave të dorës plotësojnë kërkesat më moderne të sigurisë dhe cilësisë.
Ato prodhohen në disa fabrika prodhimi të Rheinmetall-it në Trittau, Silberhuette dhe Shvanenstadt (Schwanenstadt).
Kontrata e përfunduar tani është pjesë e një sërë marrëveshjesh kornizë midis Rheinmetall-it dhe Mbretërisë së Holandës.
Përveç granatave dore, Rheinmetall-i tashmë furnizon predha artilerie 155 milimetra dhe 40 milimetra dhe municione 40 mm për Forcat e Armatosura Holandeze.
“Kjo kontratë nënvizon besimin që partnerët tanë holandezë kanë në performancën dhe besueshmërinë e Rheinmetall-it”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kompania gjermane e mbrojtjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments