top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HIQEN NGA RRUGËT E ITALISË KABINAT E FAMSHME “TIM”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 26, 2023
  • 1 min read

Romë, Itali | 16000 stacionet telefonike publike në rrugët e Italisë do të hiqen gradualisht, dhe do të mbeten vetëm ato që ndodhen në spitale, kazerma apo burgje, sepse ato ende kryejnë një funksion shoqëror, por jo vetë, gjithashtu do të mbeten edhe ato ku (për shembull në zona malore) nuk ka mbulim të rrjetit celular. Kompania “Agcom”, pas një konsultimi publik në të cilin të gjithë operatorët ranë dakord kryesisht, konstatoi se “Tim” nuk është më i detyruar të garantojë shërbimin publik telefonik, dhe mund të fillojë ta çmontojë atë. Do të jetë një proces gradual, thuhet në rezolutë, me një maksimum prej 30000 kabinash në vit, duke përfshirë 10000 kabina të vendosura nëpër akse rrugore.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page