top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HETUESIT ITALIANË NË KËRKIM TË STREHAVE TË FSHEHTA TË MATEO MESINA DENAROS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17, 2024
  • 2 min read
ree

Palermo, Iatli | Kërkimet, të urdhëruara nga DDA e Palermos, janë duke u zhvilluar në një kompleks banimi në Mazara del Vallo (Tp).

 

Veprimtaria hetimore e kryer nga policia dhe karabinierët, është pjesë e hetimeve në rrjetin e mbështetësve të z. Matteo Messina Denaro.

 

Hetimet bënë të mundur rindërtimin e lëvizjeve të bosit të mafias në një zonë të Mazarës (Mazara) në muajt para arrestimit.

 

Vëmendja u përqendrua në një kompleks banimi në të cilin besohet se z. Messina Denaro kishte zotërimin e një prone ose një strehë të rezervuar të mundshme, e cila ende nuk është identifikuar.

 

DDA e Palermos, e koordinuar nga prokurori Mauricio de Luçia (Maurizio De Lucia), urdhëroi kontrollin e të gjitha garazheve të kompleksit të banimit dhe një inspektim të vendeve për të verifikuar nëse disa çelësa të gjetur tek i arratisuri dhe mbështetësit e tij hapin apartamente dhe dhoma në strukturë.

 

Një çelës të çon në Mazara: Ata ishin çelësat që iu gjetën z. Denaro ditën e arrestimit, analizat e të dhënave të celularit dhe pamjet e videokamerave të vendosura në pika të ndryshme të zonës së Trapanit, krahinë në të cilën prej vitesh po zhvillohen hetimet për kapjen e tij, për të çuar hetuesit në kompleksin rezidencial të Mazara del Vallo, në rrugën kastelvetrano (via Castelvetrano) 45/c, të cilin karabinierët dhe policia e ROS e kanë kontrolluar që në agim.

 

Pas arrestimit të bosit të mafias dhe identifikimit të Alfës me të cilën po udhëtonte bosi i shpallur në kërkim, hetuesit kanë shqyrtuar pamjet dhe kanë analizuar vendet e lidhura me celularin e tij, duke zbuluar se në një rast bosi mafioz dhe e dashura e tij, Lorena lançeri (Lanceri), aktualisht e ndaluar dhe e dënuar me 13 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë mafize, kishte rregulluar takimin në një vend pranë Mazara.

 

Në pamje, makinat e tyre shihen duke kaluar në objektivin e një videokamere dhe duke u shfaqur nën një sy tjetër elektronik një orë më vonë.

 

Një element që i shtyu hetuesit të mendonin se të dy ishin rregulluar të takoheshin në një vend mes dy kamerave.

 

Kështu nisën hetimet. Policia, e cila kishte sekuestruar çelësat e gjetur nga shefi, zbuloi gjithashtu se njëri hapi portën e rezidencës në rrugën Kastelvetrano (via Castelvetrano).

 

Hetuesit tani po përpiqen të verifikojnë nëse mes çelësave të tjerë të ndryshëm të sekuestruar, ka ndonjë apartament të hapur apo garazh në kompleksin e ndërtesave.

 

Që nga kapja e shefit, hetuesit kanë pasur gjithmonë dyshimin se z. Denaro kishte një ose më shumë streha sekrete, ende të pa gjurmuara, në të cilat fshihte dokumente dhe kompjuterë.

 

Objektivi i aktivitetit të sotëm është pikërisht identifikimi i tyre.

 


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page