GUINEA EKUATORIALE | PAPA LEO XIV-të: BURGJET JANË NË KUSHTE SHQETËSUESE; DUHET TË MBROJMË DINJITETIN E TË GJITHËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Mongomo, Guinea Ekuatoriale | Nga Mongomo, Guinea Ekuatoriale, Papa Leo XIV-të nisi një apel drejtuar vendit.
“Hapësirat e lirisë le të rriten dhe dinjiteti i personit njerëzor le të mbrohet gjithmonë.
Mendoj për më të varfrit, për familjet në vështirësi; mendoj për të burgosurit, shpesh të detyruar të jetojnë në kushte shqetësuese higjienike dhe sanitare”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në homelinë e tij në Meshë.
“Jeni ju ndërtuesit e një të ardhmeje shprese, paqeje dhe pajtimi, duke vazhduar punën që misionarët filluan 170 vjet më parë”, shtoi Papa XIV-të.
Ai këtë pasdite do të vizitojë burgun e Batës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments