top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GRUPI UAGNER PO PËRPIQET TË BLEJË ARMË NGA REPUBLIKA AFRIKANE E MALIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 23, 2023
  • 1 min read

Qendra e grupit Uagner në Shën Petersburg të Rusisë.

Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës | Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Millër (Matthew Miller), tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin mësuar se Grupi Uagner (Wagner) po kërkonte të transportonte pajisje të huaja në Rusi, nëpërmjet Republikës së Malit, ku forcat e Uagnerit janë tashmë të pranishme. Z. Millër (Miller) tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin ende ndonjë informacion të veçantë, me anë të të cilit të kumtohej, se Grupi Uagner kishte finalizuar ndonjë marrëveshje për blerjen e pajisjeve ushtarake të huaja, por, tha, se: “ne po e monitorojmë situatën nga afër”. Ka indikacione se Grupi Uagner është përpjekur të blejë sisteme ushtarake nga furnizues të huaj, dhe t’i drejtojë këto armë përmes Republikës së Malit, si palë e tretë. Ne nuk kemi parë ende ndonjë indikacion që këto blerje janë finalizuar ose ekzekutuar, por ne po e monitorojmë situatën nga afër”, u tha gazetarëve Millër (Miller). Grupi mercenar Uagner (Wagner) është një forcë ushtarake private që po luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë. Grupi ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmutit. Grupi drejtohet nga miliarderi Jevgeni prigozhin (Yevgeny Prigozhin), një biznesmen i lidhur me Kremlinin dhe presidentin rus Vladimir Putin. Mercenarët e Grupit Uagner janë akuzuar nga vendet perëndimore dhe ekspertët e OKB-së për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut në të gjithë Afrikën, duke përfshirë Republikën e Afrikës Qendrore, në Libi dhe në Mali. Grupi Uagner është përballur me sanksionet e SHBA-së që nga viti 2017.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page