top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI: U ARRESTUA LEKA VASKA (QIRJAKO) | IU GJETËN 45 KG KOKAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 12, 2024
  • 1 min read

Lagjja Koropi, Athinë, Greqi | Z. Leka Vaska (Qirjako), me moshë 45 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të policisë greke.

Ai akuzohet si tregtar droge.

Autoritetet i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 45 kg kokainë të pastër.

Mbi pakot e drogës ishin logot NBA dhe Lebronjames, emërtime të gjetura në shumë pako kokaine, të sekuestruara nga policia greke gjatë viteve të fundit. Emërtimet e tilla janë tregues të ekzistencës së një linjë të mirëorganizuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës në Greqi.

Z. Leka (Qirjako) bashkë me kokainën, iu sekuestrua një armë e gjatë zjarri (kallashnikov), një armë e shkurtër zjarri (pistoletë), dhe 146 fishekë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page