top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PROPOZUAM ARMËPUSHIM PËR PASHKË; SHPRESOJMË QË SHBA-ës DO TË NA MBËSHTESIN POR NUK SHOHIM GATISHMËRI NGA RUSIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 1
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se foli me kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer) në lidhje me koordinimin me partnerët për t'i dhënë fund luftës, përfshirë komunikimet me ekipin amerikan.


Ne propozuam një armëpushim për festat e Pashkëve dhe presim që Shtetet e Bashkuara të na mbështesin”, tha Presidenti Zelenski.


Ukraina po bën çdo përpjekje që diplomacia të funksionojë.


Megjithatë, ne nuk shohim asnjë vullnet nga pala ruse.


E vetmja gjë që mund ta ndryshojë qasjen e tyre është presioni dhe vendosmëria e partnerëve tanë, si dhe qëndrueshmëria e luftëtarëve tanë.


E informova Keërin (Keirin) mbi situatën në front; pozicionet tona janë tashmë dukshëm më të forta.


Faleminderit të gjithëve që po na ndihmojnë me këtë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page