top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | SINDIKATA E SEKTORIT PUBLIK DHE AJO E SEKTORIT PRIVAT SHPALLËN GREVË 24-ORËSHE NË TË GJITHË VENDIN MË 1 TETOR; E AKUZOJNË QEVERINË PËR MASHTRIME | SINDI-KAKAT SHQIPTARE FLENË GJUMË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13
  • 1 min read
ree

Athinë, Greqi | ADEDY”, Federata e Punonjësve të Sektorit Publik, dhe “GSEE” e sektorit privat kanë bërë thirrje për një grevë kombëtare 24-orëshe më 1 tetor.


Kërkesat kryesore të sindikatës së sektorit publik përfshijnë rivendosjen e pagave të 13-ta dhe të 14-ta mujore, rritje të pagave, marrëveshje kolektive të punës për sektorin publik, heqjen e ligjit të ri disiplinor, tërheqjen e projektligjit 13-orësh dhe një javë pune pesë-ditore prej 35 orësh për të gjithë punëtorët.


Në një njoftim, “ADEDY” tha se masat e qeverisë, të njoftuara nga kryeministri në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, janë një tjetër mashtrim për mijëra punonjës të sektorit publik, për të cilët, nuk u njoftua asnjë rritje page, përveç një uljeje prej 2% të normës së taksës, e cila, arrin në 100 deri në 200 € në vit.


GSEE”-ja bëri thirrje për grevë për të njëjtën ditë të martën.


ADEDY” shtoi se greva, e cila, është shpallur tashmë nga “GSEE”-ja për të njëjtën ditë, nxjerr në pah interesat e përbashkëta të punëtorëve në sektorin publik dhe privat dhe e bën grevën të përgjithshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page