GREQI: ROBERT MUÇI + SKËNDER KALLASHI + LEDVIS HOXHA U ARRESTUAN | NË KËRKIM POLICOR U SHPALL LUIS MURATAJ (KARTERI): TRAFIK NDËRKOMBËTAR KOKAINE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 5
- 2 min read

Athinë, Greqi | Strukturat e Posaçme të Policisë arrestuan:
1- Z. Robert Muçi, me moshë 41 vjeç, nga Shushica e Vlorës.
2- Z. Skënder Kallashi, me moshë 50 vjeç, nga Novosela e Vlorës.
3- Z. Ledvis Hoxha, me moshë 27 vjeç, nga Kutallia e Dimalit.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Luis Murataj (Karteri), i cili, gjendet në territorin e Mbretërisë së Spanjës.
Ata konsiderohen të përfshirë në ngritjen e një laboratori të nxjerrjes me kimikate të kokainës nga lëkurë të papërpunuara bagëtish.
Importi i lëkurëve nga Bolivia në Greqi ishte kryer prillin e shkuar mbështetur mbi procedura ligjore.
Paletat me lëkurët e bagëtive u transferuan në depon që grupi i strukturuar kriminal kishte marrë me qira në Pikermi.
Atje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Rreth 300 litra tretës kimikë që përdorej për të nxjerrë kokainën, e cila, gjendej në lëkurët e bagëtive.
2- Rreth 100 kilogramë kokainë e përzier me kripëra.
Sasia prej 1500 lëkurësh bagëtish të gjetura, pasi t’i nështrohej procesve kimike, vlerësohet se do të prodhonte rreth 700 kilogramë.
Njoftim | Lëkurat u importuan në vendin tonë nëpërmjet një kompanie me shumicë për mallra lëkure dhe mallra udhëtimi, të cilën, e kishin krijuar vetë dhe u transportuan me automjete tregtare në një vend ku kishin instaluar një laborator të posaçëm kimik, tha zëdhënësja e shtypit e policisë greke, Konstantia Dhimoglidhu (Constantia Dimoglidou).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments