ATHINË; GREQI | FAMILJA VELIU DENONCON HUMBJEN E VAJZËS SË TYRE EMILIA VELIU: KËRKON NDIHMË NGA MBARË MËRGATA SHQIPTARE NË EVROPË DHE JASHTË SAJ PËR GJETJEN E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 1 min read

Athinë, Greqi | Familja Veliu denoncon humbjen e vajzës së tyre Emilia Veliu, e cila, rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës, kur humbi çdo gjurmë në zonën e Petralonës, ku ajo jetonte.
Nëna e saj dhe intervistë për entin mediatik grek protothema.gr
“Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga mbrëmjes së të hënës kur ajo u zhduk.
Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi.
Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj.
Mesazhi i fundit ishte: Nuk do të kthehem më në shtëpi.
Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se mund të jetë përfshirë në shoqëri të keqe.
Dhe mesazhi që dërgoi se nuk do të kthehem më në shtëpi, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë.
Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë…”, tha ajo.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments