VIKTOR DACI U EKSTRADUA NGA GREQIA | GJYKATA E MATIT E KISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR VRASJE ME PARAMENDIM E MBETUR NË TENTATIVË + ARMËMBAJTJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 4, 2025
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit ekstraduan:
1- Z. Viktor Daci, me moshë 46 vjeç.
2- Z. Paul Deda, me moshë 50 vjeç.
Njoftim | Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:
-V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments