GREQI | SUBJEKTI POLITIK I MAJTË “SYRIZA” KRITIKOI VENDIMIN PËR TË LIRUAR NGA BURGU UDHËHEQËSIN AGIMIT TË ARTË NIKOS MIKHALOLIAKOS (MICHALOLIAKOS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 13
- 1 min read

Athinë, Greqi | Subjekti politik i majtë “Syriza” kritikoi vendimin për të liruar nga burgu udhëheqësin e grupit neonazist Agimi i Artë, tashmë të shfuqizuar, Nikos Mikhaloliakos (Michaloliakos).
“Lirimi i udhëheqësit të papenduar të organizatës kriminale naziste Agimi i Artë, Nikos Mikhaloliakos (Michaloliakos), ofendon brutalisht bindjet demokratike të popullit grek dhe parimet themelore të sundimit të ligjit”, tha partia opozitare në një njoftim.
Partia shtoi se nuk i harron krimet e neonazistëve në lagje dhe vende pune, urrejtjen e tyre, tërbimin e tyre racist dhe dhunën që ata mbështesin dhe praktikojnë, duke synuar demokracinë dhe të drejtat themelore të njeriut.
“Syriza” tha se është koha që partitë politike demokratike, lëvizjet shoqërore, kolektivat dhe çdo qytetar demokratik të forcojnë luftën e tyre kundër fashizmit në të gjitha format e tij, si dhe kundër praktikave fashiste.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments