GREQI | NJË QYTETAR ARAB U VRA ME ARMË ZJARRI NË LAGJEN EKSARKIA TË ATHINËS.
- Erton Duka

- Jun 13
- 1 min read

Athinë, Greqi | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Një qytetar arab u qëllua për vdekje në qendër të Athinës, në lagjen qendrore të Eksarkia (Exarchia).
“Viktima, u gjet në rrugën Kallidromiou me plagë të shumta nga një pistoletë 9 mm”, tha policia vendore, duke shtuar se kishte dëshmitarë të krimit.
Divizioni i krimit të organizuar i policisë po heton.
Ata po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që të jetë i përfshirë trafiku i drogës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments